2021 SEE User Forum | 3-4 Nëntor 2021: NREN dhe studiuesit ndajnë përvojën e tyre në Shkencën e Hapur

2021 SEE User Forum | 3-4 Nëntor 2021: NREN dhe studiuesit ndajnë përvojën e tyre në Shkencën e Hapur

Si mund të përfitojnë studiuesit nga Reja Shkencore e Hapur Evropiane? Cili është roli i Rrjeteve Kombëtare të Kërkimit dhe Edukimit (NRENs) në EOSC? Si mund të lidhet bashkësia rajonale në mënyrë të sigurt me bashkëmoshatarët e tyre dhe cilat janë sfidat e ardhshme? Këto janë vetëm disa nga temat që do të diskutohen në Forumin e Përdoruesve të SEE që do të zhvillohet më 3-4 Nëntor 2021, me komunitetin NREN që ndan përvojën dhe praktikat më të mira në shkencën e hapur.

Evenimenti organizohet bashkërisht nga GÉANT me projektet NI4OS-Europe dhe EOSC Future, duke u mundësuar ofruesve rajonalë të shërbimeve, NREN-ve dhe partnerëve të projektit të shfaqin shërbime të disponueshme për komunitetin rajonal të kërkimit dhe për përdoruesit final në fushën e hapur të shkencës, ku lidhshmëria dhe siguria janë shume të rëndësishme.

Programi tani është në dispozicion në internet: https://see-userforum2021.geant.org/

Regjistrimi është i hapur deri më 2 nëntor në orën 12:00 të drekës sipas CET në https://events.geant.org/event/904/Forumi do të jetë plotësisht onlajn dhe pa pagesë për të gjithë pjesëmarrësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.